SPAK çon në gjykatë grupin mikrokreditë/ 16 persona dhe 4 shoqëri të akuzuara

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që mashtronin qytetarët përmes skemave të mikrokredive.

Për gjykim janë dërguar 16 persona dhe 4 subjekte, të akuzuar si pjesë grupit që vepronte përmes skemave të mikrokredive dhe mbledhjes së detyrimeve në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas SPAK, ky grup ka funksionuar për mbi 9 vite, duke mashtruar mijëra qytetarë shqiptarë, kryesisht në vështirësi ekonomike, përmes interesave abuzive, ankandeve fiktive dhe presionit të vazhdueshëm psikologjik ndaj tyre dhe familjarëve.

The post SPAK çon në gjykatë grupin mikrokreditë/ 16 persona dhe 4 shoqëri të akuzuara appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: