Vajza nga Holanda rrëzohet dhe humb jetën tek Gjiri i Filikurit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur”, dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe.

Sipas njoftimit të policisë, 23-vjeçarja, për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Gjithashtu si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi.

Himarë/ Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur”, dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe, të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Vajza nga Holanda rrëzohet dhe humb jetën tek Gjiri i Filikurit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: