Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme (24 korrik) në Urën e Kardhiqit, në kryqëzimin Sarandë-Gjirokastër-Tepelenë, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, me pasojë 3 të plagosur.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, dy drejtues të automjeteve të përfshira në aksident dhe pacienti i cili po transportohej me autoambulancën e përfshirë në aksident.
Bëhet e ditur nga veprimet paraprake herimore se automjeti tip BMË, me targa TR8732L, i ka prerë rrugën autoambulancës së Spitalit të Tepelenës me targa AB220AT. Për pasojë autoambulanca pas përplasjes ka përfunduar anash rrugës, ndërsa automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.
Kjo e fundit vinte nga drejtimi jugor, ndërsa autoambulanca transportonte një pacient në Reanimacionin e Spitalit të Gjirokastrës.
Pacienti pas përplasjes është dëmtuar edhe më shumë, ndërsa kanë ngelur të lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve respektive.
Policia po heton për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
The post Aksident në Gjirokastër-Tepelenë/ Përplasen dy automjete, tre persona të plagosur appeared first on Lapsi.al.
