Gjykata vendos masën “detyrim paraqitje” për vëllain e deputetit të PS-së

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Denis Hasallën, vëllain e deputetit socialist Saimir Hasalla, dhe për Bledar Çullhaj, të arrestuar gjatë një operacioni që u zhvillua në disa qytete të qarkut të Elbasanit ku u ushtruan kontrolle në banesa.

Mësohet se Denis Hasalla mban detyrën e Drejtorit të Kabinetit dhe Mbikëqyrjes së menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Peqinit ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi municioni luftarak.

Aksioni i kryer këtë javë u bë në zbatim të një vendimi të Gjykatës për lejimin e kontrolleve në kuadër të një procedimi penal të nisur që prej vitit 2024 lidhur me hetimet mbi abuzimet financiare të kryera nga kompania “Eco Elb”.

Për këtë hetim thuhet se edhe zyrtarë të tjerë ka dyshime të kanë pasur rol aktiv në marrëdhëniet institucionale dhe financiare me kompaninë që menaxhon mbetjet urbane.

The post Gjykata vendos masën “detyrim paraqitje” për vëllain e deputetit të PS-së appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: