Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës/ Opozita kërkon shkarkimin e Veliajt

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këshilltari bashkiak opozitar Dorian Teliti ka kërkuar në mbledhjen e sotme përfshirjen në rend dite të çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt. Teliti tha gjatë fjalës së tij se kanë 2 muaj që kanë për të dorëzuar kërkesën për trë trajtuar situatën aktuale të kryearit të bashkisë. Ai u shpreh se Veliaj nuk është një njeri nën hetim, por i pandehur dhe domosdoshmërisht që të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale të menaxhimit të bashkisë Tiranë.

“Kemi dy muaj që kemi për të dorëzuar kërkesën për trë trajtuar situatën aktuale të kryearit të bashkisë, i cili sot nuk gjendet në detyrë dhe nisur nga zhvillimet e djeshme, Veliaj nuk është një njeri nën hetim, por i pandehur, domosdoshmërisht që të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale të menaxhimit të bashkisë Tiranë.

Po dëgjojmë në intervista, konkurse, thirrje të drejtorëve edhe nga stafe apo të njohur politikë që nuk janë pjesë e bashkisë. Bashkia e Tiranës është ekzekutivi dhe bashkë me Këshillin Bashkiak janë të vetmet autoritete që kanë të drejtën për menaxhimin e punëve”, tha Teliti.

The post Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës/ Opozita kërkon shkarkimin e Veliajt appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: