Ndërron jetë legjenda Hulk Hogan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Hulk Hogan, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e “wrestling” dhe një hero fëmijërie për shumë njerëz në të gjithë botën, përfshi Shqipërinë, ka vdekur në moshën 71-vjeçare.

Legjenda e mundjes dhe e televizionit amerikan ndërroi jetë pas një arresti kardiak.

Hogan, emri i vërtetë i të cilit ishte Terry Gene Bollea, u bë i famshëm në vitet ‘80 si fytyra e WWE.

Prania e tij e jashtëzakonshme, promovimet e fuqishme dhe ndeshjet e paharrueshme e bënë atë një emër të njohur në të gjithë botën.

The post Ndërron jetë legjenda Hulk Hogan appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: