Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aeroplan “Antonov” është rrëzuar sot në rajonin Amur të Rusisë. Raportohet se në bord ishin me 49 persona të cilët nuk kanë mbijetuar. An-24 i Angara Airlines humbi kontaktin me kullën e kontrollit gjatë afrimit të tij të dytë për t’u ulur në aeroportin e Tyumenit. Pak kohë më vonë, rrënojat e tij u gjetën në një kodër rreth 16 km larg aeroportit.
“Gjatë operacioneve të kërkimit, helikopteri Mi-8 i Administratës Federale të Aviacionit zbuloi trupin e djegur të avionit. Shpëtimtarët po përpiqen t’i afrohen vendit të incidentit”, thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve.
Deri më tani, helikopteri me shpëtimtarët nuk ka arritur të ulet në zonën e pyllëzuar, ku avioni ka shpërthyer në flakë. Në konsideratë për shkaqet e aksidentit po merret ndonjë gabim i pilotit, i cili, për shkak të dukshmërisë së kufizuar i cili goditi një kodër gjatë përpjekjes së dytë për ulje. Megjithatë, do të merren në konsideratë versione të tjera.
The post Rrëzohet avioni me 49 persona në Rusi, nuk ka të mbijetuar appeared first on Lapsi.al.
