Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 52-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane, është arrestuar në kuadër të operacionit policor i koduar “Operacionalja 56”. 52-vjeçari kërkohej nga autoritetet italiane, për disa vepra të rënda penale.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”. Për këto vepra penale, Kodi Penal i Italisë parashikon dënim maksimal deri në 15 vjet burgim. Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.
The post Në kërkim nga Italia për rrëmbim dhe abuzim, arrestohet 52-vjeçari nga Cërriku appeared first on Lapsi.al.
