Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë pasdite në afërsi të Borshit, ku një furgon është përplasur me një automjet tjetër.
Sipas burimeve paraprake, për pasojë kanë humbur jetën dy persona: një burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeç, të cilët udhëtonin me furgon. Dy personat e tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe ekipe të emergjencës mjekësore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Hetimet për ngjarjen vijojnë.
The post Aksident tragjik në Borsh, dy viktima dhe dy të plagosur appeared first on GIJOTINA.
