Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
GJKKO dha sot (30 korrik) vendimin për dosjen e dytë në ngarkim të Jorgo Goros, ish-kryebashkiakut të Himarës.
Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie. Pezullimi në 2 vite shërbim prove. Heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
ne perditesim…
The post Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burgim Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e Himarës appeared first on GIJOTINA.
