Shikoni çfarë i kanë bërë shtatores së Skënderbeut në Prizren

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Prizrenit është vandalizuar! Përkrenarja dhe shpata e heroit janë lyer me ngjyrë ari.

Komuna e Prizrenit thotë se kjo është ndërhyrje të paautorizuar, dhe është e papranueshme. “Ky veprim nuk është pjesë e asnjë procesi zyrtar restaurimi të miratuar nga Komuna apo ndonjë institucion tjetër kompetent. Nuk ka pasur asnjë vendim institucional për ndryshimin e pamjes së monumentit.

Nga të dhënat paraprake, ky veprim është kryer pa autorizimin e Komunës, dhe nuk ka pasur asnjë njoftim apo kërkesë për leje në lidhje me këtë ndërhyrje.

Komuna e konsideron këtë akt si ndërhyrje të paautorizuar, dhe është e papranueshme. Gjithashtu, organet kompetente, përkatësisht Policia e Kosovës, janë duke zhvilluar hetimet për këtë rast.

The post Shikoni çfarë i kanë bërë shtatores së Skënderbeut në Prizren appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: