Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Maqellarë të Dibrës, ku një 22-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, gruaja mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti në familje.
The post Djali plagos me thikë nënën e tij në Dibër, transportohet në spitalin e Traumës appeared first on Lapsi.al.
