Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Në verë, Villasimius mund të bëhet një vend i rrezikshëm: “Disa ditë më parë përjetova nga afër zjarret, shumë pranë shtëpisë sime të pushimeve”.
Gianni De Biasi po shijon detin e Sardenjës. Ujë i kaltër, zjarr i kuq: “Doli mirë, askush nuk u lëndua, por…” De Biasi, ish-mesfushor, sot trajner, pret një telefonatë: “Eksperienca më bën të ndihem i fortë, mund të jap ende shumë”
Gianni De Biasi është nga Sarmede, Treviso: “Kam lindur afër San Martino di Colle Umberto, fshati i Ottavio Bottecchia, çiklistit që fitoi ‘Tour de France’ dhe vdiq i masakruar nga rrahjet, nuk është kuptuar kurrë pse. Disa thonë se e rrahën sepse mori një kokërr rrushi, të tjerë tregojnë të tjera versione. Si fëmijë, kjo histori më la mbresa. Kam qenë ndihmës famullitari në Venetën e viteve ’60, kush shkonte në meshë mund të luante në fushën e kishës”. Si fëmijë ishte tifoz i Juventusit, por…: “E lashë këtë qasje pikërisht ditën kur luajta për herë të parë kundër bardhezinjve, me Pescara.
The post “Më tha mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën“, De Biasi tregon batutat e Ramës kur i dha dekoratën e “Skënderbeut” appeared first on www.lexo.al.
