Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Flodian Plaku kishte dy pistoleta me vete, në pranga edhe një ndihmës i tij

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të Flodian Plakut, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës. Bëhet me dije se në momentin e kapjes nga policia në qytetin e Vlorës, Plaku kishte me vete dy armë zjarri (pistoleta).

Gjithashtu është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj. Siç raportohet Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje.

 

The post Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Flodian Plaku kishte dy pistoleta me vete, në pranga edhe një ndihmës i tij appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: