(VIDEO) Të rinjtë sherr me thika në Vlorë, një vajzë tenton t’i ndajë, por…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ngjarja ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës. Kristi Konstadini dhe Indrit Halili u përfshinë në një sherr, që përfundoi në përdorimin e thikave. Sikurse duket në video, një vajzë përpiqet të ndajë të rinjtë, po këta të fundit vazhdojnë të godasin njëri-tjetrin, duke rrezikuar edhe vajzën.

Pas ngjarjes, të dy u dërguan në spital, ku iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa më pas iu komunikua masa e arrestit. Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

gijotina.com/

The post (VIDEO) Të rinjtë sherr me thika në Vlorë, një vajzë tenton t’i ndajë, por… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: