Zjarret, mbërrijnë në Shqipëri dy avionë nga vende të BE-së

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Si përgjigje ndaj situatës së zjarreve në vend, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile. Që nga mëngjesi i sotëm, dy avionë Air Tractor Fire Boss nga Forcat Ajrore suedeze dhe një avion Canadair nga Forcat Ajrore kroate kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Këta avionë, që operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës, po mbështesin nga ajri ekipet zjarrfikëse, forcat e emergjencave civile lokale dhe trupat e Forcave të Armatosura.

Ata po punojnë së bashku nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit që vazhdojnë të jenë aktive në zonat e Mallakastrës dhe Finiqit.

The post Zjarret, mbërrijnë në Shqipëri dy avionë nga vende të BE-së appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: