Zjarret në jug, avionët suedezë dhe kroatë në përpjekje për t’i shuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, prej orëve të para të mëngjesit të sotëm janë angazhuar në Shqipëri mjete ajrore të specializuara për shuarjen e flakëve.

Dy avionë Air Tractor Fire Boss të Forcës Ajrore suedeze dhe një avion Canadair i Forcës Ajrore kroate po asistojnë në betejën kundër zjarreve në zonat e Mallakastrës dhe Finiqit.

Ekuipazhet operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe po mbështesin ekipet vendase të zjarrfikësve, emergjencave civile dhe trupave të Forcave të Armatosura. Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcat në terren vijojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave aktive.

The post Zjarret në jug, avionët suedezë dhe kroatë në përpjekje për t’i shuar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: