Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Të paktën 11 persona u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në Brazil, pasi një autobus u përplas me një kamion. Autobusi shpërtheu në flakë pas përplasjes në shtetin qendror-perëndimor të Mato Grosso.
Nga 46 të plagosurit, 12 janë në gjendje të rëndë, përfshirë shoferin e kamionit. 26 janë në gjendje të qëndrueshme dhe 8 kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura deri më tani. Aksidenti ndodhi në autostradën BR-163, e cila regjistroi 1,304 aksidente trafiku vetëm në vitin 2024, 65 prej të cilave fatale. 40 persona kanë humbur jetën në të njëjtën autostradë nga janari deri në qershor të këtij viti.
The post Autobusi përplaset dhe shpërthen në flakë, 11 persona humbin jetën në Brazil appeared first on Lapsi.al.
