Policia rrethon News24, gazetarët dalin në rrugë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Që në orët e para të mëngjesit të së shtunës, forca të shumta të Policisë së Shtetit kanë rrethuar godinën e News24.

Me presion të menjëhershëm, pa asnjë paralajmërim dhe pa vendim gjykate, Policia kërkon lirimin e ambienteve të redaksive News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Në krye të uniformave blu ndodhet Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO” i cili pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.

Policia nuk lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë. Më tej është ndërprerë edhe energjia elektrike duke paralizuar kështu punën e këtyre mediave.

The post Policia rrethon News24, gazetarët dalin në rrugë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: