Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një vatër e madhe zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në fshatin Bolenë të Vlorës, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe varrezat e fshatit.
Flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi, duke e bërë të pamundur fikjen e tyre nga toka.
Menjëherë është kërkuar ndërhyrje nga ajri dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme ka nisur hedhjen e ujit për të vendosur në kontroll situatën.
Forcat zjarrfikëse dhe banorët vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve.
The post Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat appeared first on GIJOTINA.
