Shkrumbohet totalisht makina në aksin Kuç-Qeparo

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor që lidh Kuçin me Qeparonë, pranë urës së Laskos në afërsi te fshatit Kuç. Zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike që ka përfshirë motorin e mjetit, ndërsa qarkullimi në zonë ka qenë i rënduar për shkak të trafikut të mbrëmjes se djeshme.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, makina është djegur plotësisht. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, ndërkohë që makina ka qëndruar në rrugë deri në orët e vona të natës

The post Shkrumbohet totalisht makina në aksin Kuç-Qeparo appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: