Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
PSG dhe Tottenham po përballen mes tyre në “Friuli” në Udine në finalen e Superkupës së Europës. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për anglezët.
Edhe pse PSG vjen si favoriti kryesor në këtë finale, 45 minutat e para kanë qenë më të mira për londinezët, të cilët e mbyllin në avantazh.
Ishte Micky van de Ven që shënoi golin e avantazhit për Tottenham, në minutën e 39-të, pas një aksioni të gjatë të finalizuar me sukses.
Qendërmbrojtësi holandez gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, duke dërguar topin në portën e mbrojtur nga Lucas Chevalier, pasi tentativa e parë e londinezëve ndal nga traversa.
The post Finalja e Superkupës/ Tottenham e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj PSG-së appeared first on GIJOTINA.
