Zjarri pranë Parkut të Gërmenjes/ Shpërthime nga minat, rrezik për efektivët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nga informacioni i përditësuar marrë nga MZSH-Kolonjë dhe struktura rajonale e Agjencisë së Zonave te Mbrojtura, njoftojnë se zjarri i rënë pasditen e datës 11 Gusht në drejtim të Parkut Natyror të Gërmenjes në territorin e bashkise Kolonjë, nuk ka përhapje më të zgjeruar nga mbrëmë, por mbetet ende aktiv dhe me risk, pasi era e favorizon.

Forcat po punojnë për të krijuar një perimetër parandalimi. Rreth 40 forca janë aktualisht në terren.

Shërbimi i Bashkisë ka nisur skrep për të hapur rrugë, në mënyrë që të afrohen sa më shumë me mjete zjarrëfikëse në sipërfaqen e prekur.

Por duke qene se është zonë kufitare, ka shumë mina dhe dëgjohen herë pas here shpërthime, ndaj paraqet rrezikshmëri për efektivët e nuk mund të afrohen shumë në perimetrin e zjarrit.

Njëkohësisht, grupi xhenjos që ka mbërritur mbrëmë nga Tirana, po shkojnë në vendngjarje për të bërë bërë demontimin e disa minave të konstatuara në territor.

Në ndërkohë, pala shqiptare është në komunikim edhe me palën greke për veprime të koordinuara.

The post Zjarri pranë Parkut të Gërmenjes/ Shpërthime nga minat, rrezik për efektivët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: