Jagiellonia bëri çfarë deshi: Teqja e mbrojtja plot gabime, Dinamo gati e eliminuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nuk ka histori në playoff të Conference League. Ose të paktën në 90 minutat e para kundër Jagiellonia, triumfuese 3-0 përballë Dinamos së Ilir Dajës, që mund të kisgte dalë nga Polonia me pasive edhe më të rëndë. Balleste, Pululu e Ëojtuszek vulosën humbjen e nëndetëses, që në “ujërat” polake nuk doli dot në sipërfaqe në asnjë moment.

“Arnimet” në repartin difensiv, duket se e bënë të pamundur misionin e grupeve për skuadrën shqiptare, që tashmë do t’i duhet një mrekulli, për të përmbysur rezultatin në sfidën e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave në “Air Albania”. E në fakt, gjërat u dukën të vështira që në minutën e parë kur Pululu mposhti Teqjan pas një gabimi difensiv të prapavijës së Dajës, por për fat i pikasur nga VAR në pozicion jashtë loje.

Bregu kishte rastin më të mirë për Dinamon pas më vonë, por portiere i 21 vjecarëve të Polonisë Abramoëicz e ndali, duke i dhënë drejtim përfundimisht ndeshjes. Jagiellonia rriti presionin dhe në minutën e 12’ Balleste përfitoi nga gabimi i Teqjas për të shënuar golin e parë. Jagiellonia e dominoi sfidën, duke krijuar shumë raste shënimi, ndërsa ra në sy performanca e dobët në mbrojtje e skuadrës së Ilir Dajës.

Në minutën e 34’ Pululu shënoi golin e dytë, ndërsa polakët patën edhe mundësi të tjera për të ndëshkuar kryeqytetasit. Berisha u mundua të bënte dicka por nuk kishte aq qartësinë e për më tepër ishte shumë i vetëm. Ëojtuszek 5 minuta pas rifillimit vulosi fitoren, duke shfrytëzuar një aksion të nisur nga Pululu, me mbrojtësit e Dajës të paaftë të largonin rrezikun. 3-0 dhe 90 minuta në kthim ku do të duhet një mrekulli për të përmbysur çerekfinalistët e edicionit të kaluar, që u eliminuan vetëm nga finalistët e Betis Sevilla.

Conference League Qualification

Rosenborg 2-1 Mainz 05
BK Haecken 7-2 CFR Cluj
Gyori ETO 2-1 Rapid Wien
Hamrun Spartans 1-0 RFS
Wolfsberger AC 2-1 Omonia Nicosia
Istanbul Basaksehir 1-2 CS Universitatea Craiova
Anderlecht 1-1 AEK Athens
Breidablik 2-1 Virtus Acquaviva
Drita 2-1 FC Differdange 03
Levski Sofia 0-2 AZ Alkmaar
NK Celje 1-0 Banik Ostrava
Neman Grodno 0-1 Rayo Vallecano
Olimpija Ljubljana 1-4 FC Noah
Polissya Zhytomyr 0-3 Fiorentina
Shakhtar Donetsk 1-1 Servette
Sparta Prague 2-0 Riga FC
Strasbourg 0-0 Broendby IF
Jagiellonia Bialystok 3-0 FC Dinamo City
Lausanne 1-1 Besiktas

The post Jagiellonia bëri çfarë deshi: Teqja e mbrojtja plot gabime, Dinamo gati e eliminuar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: