Shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe përplaset me makinat e parkuara në Durrës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen 17, në Durrës. Drejtuesi i një automjeti tip “Benz” humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Ai u përplas me disa makina të parkuara buzë rrugës. Në këtë ngjarje rrugore u përfshinë edhe 5 automjete të tjera.

Nga aksidenti nuk raportohet të ketë persona të lënduar, ndërsa u shkaktua trafik i rënduar në këtë aks rrugor. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes që paraprakisht deklarohet se u shkaktua nga shpejtësia në drejtim.

The post Shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe përplaset me makinat e parkuara në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: