Gafë e Dajsinanit, Balaj humb penallti e Martini përjashtohet: Vllaznia mund Egnatian

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Super ndeshja hapëse e kampionatit të Superiores, është mbyllur me polemika, në fund të një ndeshje nervoze, në të cilën Vllaznia mundi 2-0 Egnatian. Vendosën golat e Gurishtës dhe Bajramit, humbi një 11 metërsh Balaj, ndërsa u përjashtuan tekniku i kuqebluve Martini dhe mesfushori i rrogozhinasve Uotlai.

Lexo më tej: FSHF i jep asist Dinamos: Jagiellonia shtyn ndeshjen hapëse të bluve në Superiore

Nis në mënyrën më të mirë kampionati i shkodranëve, triumfuese në Loro Boriçi 2-0 ndaj Egnatias, si një hakmarrje për disfatën në finale e Final 4 të sezonit të kaluar. Vllaznia me ndryshimet e merkatos dhe me Dros në fushë 4 ditë pas bashkimit me skuadrën, kaloi në avantazh në minutën e 19’. Një gabim flagrant i Dajsinanit në dalje, në zhvillimet e një goditje këndi, lejoi Gurishtën të shënonte me kokë. Kuqeblutë mund të shkonin në pushim me avantazh më të rëndë, por penalltia me VAR për pengimin e Muratajt në zonë, u gabua nga kapiteni Balaj.

Përjashtime e polemika

Martini u ndëshkua me karton të kuq për protesta dhe e ndoqi pjesën më të madhe të ndeshjes nga tribuna ku u ul bashkë me tifozët, ndërsa edhe Uotlai u përjashtua në minutën e 56’ duke e bërë më të vështirë rikuperimin e ndeshjes nga Egnatia, që kishte pësuar edhe golin e dytë 7 minuta më parë. Bajrami, një tjetër mbrojtës, vulosi suksesin e shkodranëve, ndërsa Vllaznia i gëzohet tre pikëve të para, të marra kundër kampionëve në fuqi.

The post Gafë e Dajsinanit, Balaj humb penallti e Martini përjashtohet: Vllaznia mund Egnatian appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: