Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
“I vetmi që nuk ishte në lartësi ishte arbitri. Nuk e di ku e gjetën në një ndeshje hapëse. Edhe ne kemi televizor në pankinë, i shikojmë të gjitha. Ndeshje e parë e kampionatit, të ndikojë arbitri. Nuk e di qoftë ai që është”. Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u shfaq nervoz dhe tepër ofensiv ndaj arbitrit Dorjan Maletaj, pas humbjes 2-0 në Loro Borici përballë Vllaznisë.
Tekniku i rrogozhinasve e rriti dozën e akuzave: “I heq djersën një grupi lojtarësh. A do arbitrojë ky në vazhdim, jam shumë kurrioz. Se lojtari jonë do të mungojë ndeshjen tjetër. Penalltia ishte kontakt me trup. Në minutën e 46’ Kuros shkeli Xhemailin dhe nuk u dha asgjë. Na habiti. Edhe kartonët e Voltait nuk ishin. Kartoni i dytë i verdhë ishte faull në sulm. Nuk e di, vetëm ky lloj gjyqtari i pa”.
Tetova pastaj u ndal te ndeshja, duke motivuar lojtarët e tij, pavarësisht humbjes në debutim: “Grupin e kam super, lojtarët i kam marrë. Thjesht është çështje mekanizmash. Lojtarët i marr me karakteristikat që më duhen mua në ekip. Është shpejt, edhe lojtarët e rinj do të futen në linjën e lojës së Egnatias. Goditjet standarte janë për t’u riparë”.
The post “Nuk e di ku e gjetën!” Tetova shpërthen ndaj arbitrimit që në javën e parë appeared first on Lapsi.al.
