Moti i keq përfshin Elbasanin, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Elbasani është pushtuar sot nga një mot i pazakonshëm, me erë të fortë dhe e shoqëruar nga një rrebesh shiu. Reshje të fuqishme kanë përfshirë qytetin dhe zonat përreth.

Automjetet kanë ndezur sinjalet e makinave dhe kanë ulur shpejtësinë, teksa është vështirësuar ndjeshëm edhe lëvizja në rrugë për shkak të vërshimit të ujërave dhe krijimit të turbullimit të pamjes.

The post Moti i keq përfshin Elbasanin, vështirësi në qarkullimin e automjeteve appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: