Aksident në Fiershegan–Kuçovë/ Makina përplas motoçikletën, plagosen babë e bijë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë me dy të plagosur ka ndodhur në rrugën nacionale Fiershegan-Kuçovë. Mësohhet se një automjet tip Benz ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë. Në motoçikletë udhëtonin dy persona.

Policia është në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Sipas informacioneve, ata janë nën kujdesin intensiv.

The post Aksident në Fiershegan–Kuçovë/ Makina përplas motoçikletën, plagosen babë e bijë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: