Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Armando Broja ka bërë debutimin me fanellën e Burnley në EFL Cup (Kupa e Anglisë), duke dhënë një asist në fitoren 2-1 të vendasve. Në pritje të bëjë përfaqësimin e parë edhe në Premier League, sulmuesi ka marrë 63’ të rëndësishme përpara kualifikueses me Letoninë në 9 shtator.
Broja shërbeu për Ramsey në minutën e 5’ për avantazhin e Burnley kundër Derby Country. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, që ishte i rreshtuar mes titullarëve për herë të pare, pasi mori topin në zonë pasoi për Ramsey në hyrje të zonës, i cili me një goditje të saktë shënoi golin e avantazhit.
Broja luajti 63’ përpara se të zëvendësohej nga Barnes kur rezultati ishte 1-1. Barazimi për Derby County erdhi në minutën e 35’ falë Clarc, që shfrytëzoi pasimin e Elder. Ndeshja u vendos për Burnley në minutat shtesë kur Sonne shënoi golin e fitores.
The post Broja debuton në EFL Cup me Burnley: një asist në 63 minuta, provë për Kombëtaren appeared first on Lapsi.al.
