Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në veri të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
The post Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të pakta appeared first on Lapsi.al.
