PAMJE TË RËNDA/ Plumb në kokë ndaj ish-presidentit të ekipit të futbollit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një vrasje me gjakftohtësi e regjistruar nga kamerat e sigurisë ka tronditur Turqinë, pasi një ish-president ekipi futbolli u ekzekutua teksa po darkonte në një lokal-restorant në periferi të Stambollit. Viktima është Tuncay Meriç, 49 vjeç, ish-president i ekipit Alemdag Spor, i cili u qëllua me një plumb në kokë mbrëmjen e së mërkurës në zonën Çekmeköy.

Pamjet filmike zbulojnë çastet e vrasjes


Pamjet nga kamerat e sigurisë, të shpërndara në mediat turke, tregojnë autorin teksa i afrohet viktimës në qetësi, nxjerr armën nga brezi dhe e qëllon në kokë pa asnjë paralajmërim. Ngjarja ndodhi brenda pak sekondash, ndërsa klientët u larguan në panik dhe autori iku menjëherë nga vendi i ngjarjes.

The post PAMJE TË RËNDA/ Plumb në kokë ndaj ish-presidentit të ekipit të futbollit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: