Vihet në pranga autori i vrasjes së 61-vjeçarit në Shkodër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së Piro Prronit, ngjarja e ndodhur një nate më parë. Në pranga ka rënë shtetasi Ndoc Maçaj, i cili mësohet se është vetë dorëzuar disa ore pas ngjarjes duke mos bere rezistencë.

Krimi ndodhi mbremjen e djeshme (28 gusht) në fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni.

Sipas informacioneve, mendohet se viktima dhe autori i dyshuar janë kushërinj me njëri-tjetrin. Paraprakisht dyshohet shkaku ka qenë procesi për regjistrimin e tokave në Shalë, pasi të dy kanë pasur konflikt për një tokë vite më parë.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur vrasjen dhe sqaruar rrethanat e dinamikën.

Policia lokale bëri me dije mbrëmë se, “rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”.

Sipas të dhënave, viktima ishte me banim në Tiranë dhe është kthyer në zonë pikërisht për shkak të kryerjes së procesit të regjistrimit të tokës.

The post Vihet në pranga autori i vrasjes së 61-vjeçarit në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: