Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellimesh të herëpashershme. Reshjet e shiut me intensitet të ulët fillimisht në zonën perëndimore e më pas në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e mesditës reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e rrebesheve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 20 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/29
Re shi
Kukës 19/28
Re shi
Lezhë 22/27
Re shi
Dibër 17/26
Re shi
Durrës 20/30
Re shi
Tiranë 23/30
Re shi
Elbasan 21/30
Re shi
Berat 19/31
Re shi
Vlorë 21/30
Re shi
Korçë 14/27
Re shi
Gjirokastër 14/30
Re shi
Sarandë 21/29
Re shi
The post Moti sot, reshje shiu në të gjithë vendin appeared first on GIJOTINA.
