Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha në portin e Durrësit duke këputur litarët që lidhin tragetet dhe duke krijuar kaos në zonën e anijeve.
Pasagjerët që po udhëtojnë drejt Barit me tragetin e linjës “Franceska” thonë se për shkak të dallgëve të forta trageti ka pësuar një lëvizje të papritur, duke u spostuar rreth 100 metra nga vendi i tij, pas prishjes së litareve. Hekurat kanë rënë mbi anijet e tjera.
Situata paraqitet kaotike në Port dhe shumë pasagjerë janë detyruar të qëndrojnë të bllokuar në makinat e tyre deri në normalizimin e situatës.
Trageti “Franceska” që kryen udhëtimin për në Bari, për momentin është pezulluar deri në stabilizimin e kushteve të motit dhe sigurisë.
The post Stuhia në Durrës/ Trageti këput litarët, hekurat bien mbi anijet e tjera (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.
