Përgjaket e diela/ Dy të rinj humbin jetën në aksident në Peqin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e 2 të rinjve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit.

Mësohet se automjeti tip “Volkswagen Golf”, me targë AB433PE, me të cilin udhëtonin të rinjtë, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Teqes” dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj. Viktimat janë Gabriel Agron Lluca, 24 vjeç, banues në Peqin dhe drejtues i mjetit, si dhe Denis Zeqir Korbi, 24 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

“Rreth orës 02;00 në hyrje te Peqinit tek “Ura e Teqes” ka ndodhur një aksident mjeti tip W Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll., 24 vjec banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese në Peqin.

Të plagosurit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen. Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave” – trhuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

The post Përgjaket e diela/ Dy të rinj humbin jetën në aksident në Peqin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: