Arrestohen dy të rinj në Kamëz, u kapën me një çantë të dyshuar me kanabis

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy të rinj, 18 dhe 26-vjeç, janë arrestuar nga policia në Kamëz pasi u kapën me një çantë të dyshuar me kanabis.

Njoftimi i policise:

Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “The bag”.

U kapën në flagrancë me një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që po e transportonin me qëllim shitjen në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet çanta me lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se dy shtetas do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim shitjen, kanë organizuar operacionin policor të koduar “The bag”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit E. Ç., 18 vjeç dhe A. N., 26 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se po e transportonin në Tiranë, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

The post Arrestohen dy të rinj në Kamëz, u kapën me një çantë të dyshuar me kanabis appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: