Berisha: Kartelet e drogës po përleshen se kush do e marrë Ministrinë e Brendshme, ja kë duan…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndërsa kryeministri Rama deri më tani ka heshtur për emrat e kabinetit të ri qeveritar, Sali Berisha flet me emra teksa shprehet se lufta më e madhe po bëhet për Ministrinë e Brendshme.

Në një konferencë për mediat, lideri i Partisë Demokratike deklaroi se kartelet e drogës po përplasen me njëri-tjetrin, për të zgjedhur njeriun e tyre në krye të kësaj Ministrie.

Berisha tha se grupi i Troplinëve dhe Ergys Agasin kërkojnë që në postin e ministrit të Brendshëm të emërohet drejtuesja aktuale e SHISH, Vlora Hyseni, duke hequr dorë nga Arkend Balla, ndërsa grupi tjetër është për Ani Dyrmishin.

Pjesë nga deklarata:

Komenti im është ky. Edi Rama i tmerruar nga krimet që ka kryer, nga farsa elektorale, nga damoskja tani me vetëkuptim, si anëtar i organizatës kriminale Sorosiane, është i aftë të marrë çdo vendim në verbëri.

Por ju garantoj ju, se opozita do të qëndrojë fuqishëm me dritën e transparencës. Pavarësisht nga përpjekjet e tij të dështuara, opozita do ti japë transparencën shqiptarëve.

Tani unë thashë se do më pyesje ti mua, se çfarë po zien në kartelet e drogës për emërimin e ministrave të Edi Ramës. Por kjo është kryesorja.

Priten përleshje të mëdha midis tyre, kush të marrë Ministrin e Brendshëm. Troplinët me Agasin janë për Vlora Hysenin. E keni marrë vesh besoj.

Të tjerë janë për atë Dyrmishin. Ata e lanë Arkend Ballën dhe duan Vlorën tani.

Këta të Elbasanit nuk heqin dorë nga Taulanti.

Tani, betejat po zhvillohen midis klaneve, karteleve të drogës. Mendoj se këto i interesojnë popullit më shumë. Prandaj dhe është detyrë që të ua themi.

 

The post Berisha: Kartelet e drogës po përleshen se kush do e marrë Ministrinë e Brendshme, ja kë duan… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: