U raportua i zhdukur në Maj, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i shqiptarit (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Miklovan Danaj, 30 vjeç, është gjetur i vdekur në bregun e Marbellës pasi ishte raportuar i zhdukur që në muajin maj. Të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin, shkruajnë mediat spanjolle. 

Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare, ndërsa zhdukja e tij u raportua në Spanjë dhe Shqipëri.

Guardia Civil ka nisur një hetim, ndërsa deri tani nuk ka anjë person të arrestuar për ngjarjen dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të vdekjes së 30-vjeçarit nga Shkodra.
“U vra, mos kërkoni”/ Zhduket në Spanjë 30-vjeçari shqiptar, ja mesazhi që mori familja

 

The post U raportua i zhdukur në Maj, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i shqiptarit (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: