Policia aksion në veri të Kosovës, gjenden armë dhe bluza me simbole serbe

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policisa e Kosovës po zhvillojnë një aksion në veri të vendit. Bëhet me dije se gjatë këtij aksioni janë gjetur armë dhe bluza të mbushura me simbole nacionaliste serbe në veri.

Lajmin e ka konfirmuar zv. drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Siç raportojnë mediat e Kosovës ky mall i kontrabanduar është gjetur brenda një lokali në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

“Rreth orës 12 jemi njoftu nga Njësitet e Policisë Kufitare se në një lokal në zonën e Leposaviqit shiten pije, logo, maica, thika, elektroshok etj”, ka deklaruar Elshani.

The post Policia aksion në veri të Kosovës, gjenden armë dhe bluza me simbole serbe appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: