Moti për sot me kthjellime, rriten lehtë temperaturat

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ditën e sotme (5 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.

The post Moti për sot me kthjellime, rriten lehtë temperaturat appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: