Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me SHBA. I pyetur nëse mes tij dhe administratës “Trump” ekziston një ngërç, Rama e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se marrëdhëniet janë në nivelin më të lartë.
“Ngërç?! Pse?! Pse do bëj në telefonatë me presidentin? Asgjë nuk po ndodh. Marrëdhëniet me SHBA janë në nivelin më të mire sot. Pastaj unë u bëra 12 vjet në këtë detyrë dhe nuk kamë më emocione as për fotografi dhe as për telefonata. Nuk i kërkoj këto fare” – tha Rama që foli edhe për marrëdhëniet e tij me Soros.
LEXO EDHE: E plotë/ Një portret i George Soros nga francezja Le Figaro
“Alex Soros është miku im. Është armik me Trump? E çfarë më duhet mua? Unë isha para disa javësh me të bijën e Trump këtu. Me të bijën dhe me dhëndrin dhe me familjen, por unë nuk bëj fotografi për të treguar me kë jam. Më kanë ikur këto emocione, ka shumë vite. Atje ata kanë punën e tyre, ne kemi punën tonë.
Alex Soros është miku im. Ka qenë dhe është miku im. Jared Kusher është mik më i ri, por ka qenë miku im kur Donald Trump mund të përfundonte edhe në burg, por është miku im sot që ka babain e të shoqes president dhe do të jetë miku im nesër nëse ai do të dojë të jetë miku im. Këto janë të ndara nga politika. Se çfarë bëjnë atje me njëri tjetrin është puna e tyre.
LEXO EDHE: A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?
George Soros ka qenë dhe është miku im. e kam për nder. E kupton? Por edhe Rexhep Taip Erdogan që me George Soros janë “thikë e brisk” është miku im. Kam mik dhe Orbanin dhe e kam për nder që e kam mik. Kam mik dhe Orbanin që është gati të theret me Sorosin, kam miq edhe të tjerë që janë gati të theren me Orbanin.
Çfarë lidhje ka kjo? Unë nuk jam Xi Jinpin. Unë jam kryeministri i një vendi të vogël dhe unë mendoj që Shqipëria duhet të ketë miq sa më shumë dhe mundësisht asnjë armik” – tha Rama. ©LAPSI.al
The post Ngërç me SHBA? Rama: Sorosin e kam mik dhe e kam për nder appeared first on Lapsi.al.
