Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ditën e sotme do të luhen plot 6 ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida mjaft interesante, ku në sy bien kundërshtarët që Shqipëria ka në grup.
Në orën 15:00, Letonia do të presë në shtëpi Serbinë. Ndërkohë që në orën 18:00, dy kundërshtarët e tjetër të Kombëtares sonë, Anglia dhe Andorra do të përballen me njëra-tjetrën.
Ndërkohë që sfidat e tjera nuk janë më pak interesante. Armenia pret Portugalinë në shtëpi, po në orën 18:00. Ndërsa duke nisur nga ora 20:45, luhen Austri – Qipro, Irlandë – Hungari dhe San Marino – Bosnje dhe Hercegovinë.
Ndeshjet
15:00 Letoni-Serbi
18:00 Armeni-Portugali
18:00 Angli-Andorrë
20:45 Austri-Qipro
20:45 Irlandë-Hungari
20:45 San Marino-Bosnjë Hercegovinë
The post Ndeshjet kualifikuese për Botërorin, sot zbresin në fushë kundërshtarët e Shqipërisë appeared first on GIJOTINA.
