Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
“Kualifikimi në Botëror do të ishte historik dhe gjë e mirë për Shqipërinë. Mesazhi është që nesër do jemi gati, do japim gjithçka për ato tre pikë, do japim maksimumin dhe ta shijojnë edhe tifozët”. Berat Gjimshiti flet si kapiten, i tillë si do të jetë nesër në fushë kundër Letonisë, ndaj të cilës gabimet janë të ndaluara. Qendërmbrojtësi, që mungoi në miqësoren zhgënjyese me Gjibraltarin, është gati të japë kontributin e tij, me një paralajmërim për Serbinë, me të cilën luajmë në tetor. “E dimë që është rasti i fundit vetëm nëse të tjerët gabojnë, skuadra është mirë. Ndeshja nesër mund të ndryshojë grupin dhe të fusë në presion të tjerët, kjo është gjëja e rëndësishme”.
The post “Ndeshja nesër mund të ndryshojë grupin”: Gjimshiti mesazhin e ka për Serbinë appeared first on Lapsi.al.
