Shënjestra e atentatit në Shkodër/ U vranë dy të tjerë, por vëllai i Denis Brajoviç mbijetoi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Erogen Vaso ishte shënjestra e atentatit mafioz të ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në një lokal në mes të Shkodrës.

Viktimë e masakrës që tronditi Shkodrën mbeti Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos.

Edhe pse shënjestra ishte ky i fundit, ai është i plagosur dhe ndodhet i shtruar në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.

Vaso, i cili ka edhe mbiemrin Brajoviç, është vëllai i Denis Brajoviç, të ekstraduar pak kohë më parë nga Emiratet. Brajoviç ka vrarë Gjon Boriçi në gusht të vitit 2020.

Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviç komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.

gijotina.com/

The post Shënjestra e atentatit në Shkodër/ U vranë dy të tjerë, por vëllai i Denis Brajoviç mbijetoi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: