Transportohet te “Trauma” objektivi i atentatit në Shkodër, si është gjendja shëndetësore

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Erogen Vaso, i njohur edhe si Erogen Brajoviç, 43 vjeç, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur mëngjesin e së hënës në Shkodër, është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Burime nga ky spitali thonë se gjendja e tij shëndetësore është stabël, ndërsa ai po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore.

Vaso është vëllai i Denis Brajoviç dhe dyshohet se ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në një lokal në qendër të Shkodrës, ku një person i armatosur hapi zjarr me kallashnikov ndaj tavolinës ku ndodheshin ai, truproja e tij, Geridon Kraja si dhe Armando Pali.

Si pasojë e të shtënave, Armando Pali humbi jetën në vend, ndërsa u plagosën Erogen Vaso, truproja i tij Geridon Kraja, i cili ndërroi jetë më vonë në spital, si dhe kamarierja e lokalit, Meri Kaceri.

Për këtë ngjarje të rëndë, është arrestuar nga policia Ragip Gilaj, i cili dyshohet si autori i atentatit.

The post Transportohet te “Trauma” objektivi i atentatit në Shkodër, si është gjendja shëndetësore appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: