Dosja Veliaj/ SPAK ngre akuza zyrtare për “korrupsion aktiv” për Gentian Sulën, Fatmir Bektashin, Shkëlqim Fushën dhe Meriman Palushin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka mbyllur hetimet për dosjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa, 7 biznesmenëve, deputetes së PS Klotilda Bushka dhe 8 të tjerëve, duke e dërguar çështjen në GJKKO.

Organi i akuzës njoftoi të gjitha akuzat e ngritura edhe për biznesmenët Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Elman Abule dhe Meriman Palushi.

Akuza ndaj tyre është “korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Nën hetim apo të pandehur janë dhe 12 kompani të ndryshme dhe OJQ, pronë e të akuzuarve të dosjes.

Gjithashtu mes personave të akuzuar dhe të pandehur është edhe deputetja socialiste Klotilda Bushka.

SPAK sqaron në njoftim zyrtar si pjesë të dosjes se ligjvënësja që nuk u zgjodh përsëri deputete më 11 maj, akuzohet se ka penguar hetimet për zbulimin e të vërtetës, bazuar në Nenin 301 të Kodit Penal.

“Klotilda Bushka, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal”, njofton Prokuroria e Posaçme.

Sipas hetimeve, Bushka i ka bërë presion punonjëses së zyrës së Xoxës që të mos tregonte për prokurorinë veprimet e kryera.

Lexo edhe:

Dërgohet për gjykim dosja në ngarkim të Veliajt dhe bashkëshortes/ 18 të pandehur, zbardhen akuzat

 

 

The post Dosja Veliaj/ SPAK ngre akuza zyrtare për “korrupsion aktiv” për Gentian Sulën, Fatmir Bektashin, Shkëlqim Fushën dhe Meriman Palushin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: