Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Ilir Metës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka kërkuar masë disiplinore për avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakrani.

Ky i fundit ka lejuar ish-presidentin që të komunikojë me mediat nëpërmjet telefonit të tij. Për këtë arsye, Burgjet i janë drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Drejtoria akuzon avokatin se ka shkelur rregullat duke lejuar Ilir Metën të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit, aty ku qëndron prej tetorit të vitit të kaluar.

The post Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Ilir Metës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: