Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Këtë të enjte është caktuar gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen “Buka”, ku i pandehur është ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj.
Shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtaren Irena Gjoka për të shqyrtuar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme.
Më herët, në seancën paraprake, çështja u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela, i cili vendosi kalimin e saj për gjykim.
Ahmetaj ndodhet në arrati që prej korrikut 2023 dhe raportohet se po strehohet në Zvicër. SPAK e akuzon atë për “shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal, me dyshimin se i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 7 miliardë lekësh.
Për çështjen e inceneratorëve, ndaj ish-zëvendëskryeministrit rëndojnë gjithashtu akuzat për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimet për këtë dosje pritet të përfundojnë më 23 shtator.
The post Caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen “Buka” në ngarkim të Arben Ahmetajt appeared first on GIJOTINA.
