E rëndë në Durrës, shtylla elektrike e dëmtuar në rrugë i merr jetën një personi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 5 të Durrësit. Raportohet se një burrë ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike nga një shtyllë e dëmtuar buzë rrugës dhe në kushtet e lagështirës.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë që policia konfirmon se ai humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbartte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post E rëndë në Durrës, shtylla elektrike e dëmtuar në rrugë i merr jetën një personi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: